Barça interesohet për Koulibalyn

19 maj 2022 | 13:48

Barcelona është e fokusuar për një transferim të madh në repartin e mbrojtjes.

Sipas “Sport”, katalanasit janë të interesuar për Kalidou Koulibaly, një emër i madh për mbrojtjen e Xavit. Yllit senegalez i skadon kontrata në vitin 2023, vlerësohet rreth 35 milionë euro nga De Laurentiis dhe Barcelona shpreson ta ulë këtë shifër duke përfshirë kartonin e Miralem Pjaniq, ish-lojtarit të Juventusit.

Napoli i Spallettit  thuhet se është i gatshëm të marrë Pjaniqin për mesfushë, por ende nuk dihet nëse do të pranojnë formulën e ofertës së spanjollëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori  amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara…