Ambasadori amerikan: E dimë ku është kufiri, ShBA-ja e përkushtuar për integritetin territorial të Kosovës

19 maj 2022 | 13:40

Ambasadori  amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë qasje të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës, për të gëzuar të drejtat dhe privilegjet e njëjta.

Hovenier  ka theksuar se në takimet që ka pasur me udhëheqësit e serbëve të Kosovës, ua ka bërë me dije se qëndrimi i Amerikës është po ai që ishte ndërmarrë në vitin 2008.

“Kosova është një shtet sovran, i pavarur dhe demokratik dhe ShBA –ja është e zotuar për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë ambasadori.

Hovenier, ka ripërsëritur qëndrimin e Amerikës se në Bruksel duhet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila ka për qëllim njohjen reciproke.

Ambasadori Hovenier, ka thënë se vendi i tij e mbështet fuqishëm këtë proces dhe do të punojë me partnerët e tij për ta përmirësuar atë.

Edhe pse ka thënë se gjithçka varet nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, Hovenier beson se një marrëveshje e tillë mund të arrihet gjatë mandatit aktual të kryeministrit të Kosovës si dhe presidentit të Serbisë.

“Ka çështje të vështira që kanë kosto politike. Të dyja palët do të duhet të angazhohen në mënyrë aktive dhe kreative dhe me një urgjencë të caktuar për ta arritur këtë”, tha ambasadori amerikan.

Ndryshe ambasadori amerikan ka vizituar dje për herë të parë që nga marrja e mandatit Mitrovicën. Me këtë rast ai ka takuar edhe disa qytetarë, e përfaqësues të institucioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e premte) në orën 14:30 do të mbahet konferenca…