Ademi: Shpresojmë që të kualifikohemi në Evropian

20 dhjetor 2019 | 17:42

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është shprehur tejet i lumtur me të arriturat në vitin 2019 dhe shpreson që Kosova në vitin 2020 të arrijë të shkruajë historinë, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

“Është një vit i suksesshëm, më i suksesshmi për futbollin. Jo vetëm për rezultatet e të gjitha ekipeve, por organizimet, liga, Superliga, shkollat – të gjithë kanë pas një organizim dhe rezultate të jashtëzakonshme. Jam krenar që i pri këtij ekipi, komitetit ekzekutiv, kësaj kombëtare”, ka thënë Ademi për RTK.

“Viti 2019? Kemi pasur shumë emocione, pasi rezultatet e ekipit A kanë bërë që të kemi emocione të veçanta. Pritshmërit për 2020? Jemi të fokusuar në ndeshjet për kualifikime për ‘Euro 2020’, besojmë në ekipin në gjithë stafin dhe shpresojmë që të kualifikohemi në Evropian”.

“Tjetra është organizimi i ligës pasi do të jenë 10 ekipe. Shpresojmë sa më shumë suksese në vitin 2020”, ka shtuar Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Lyonit dhe Holandës, Memphis Depay, ka kaluar me…