Ademi takohet edhe me zëvendëspresidentin e UEFA-s

10 gusht 2022 | 23:45

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në Helsinki, kryeqytetin finlandez atje ku sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet finalja e Superkupës së Evropës mes Real Madridit dhe Eintracht Frankfurtit.

Kreu i shtëpisë së futbollit në Kosovë gjatë qëndrimit atje është takuar edhe me zëvendëspresidentin e UEFA-s dhe njëherit presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales.

“Me zëvendëspresidentin e UEFA-s dhe njëherësh presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales”, shkroi Ademi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ademi para Rubiales, takoi në Helsinki edhe presidentin e Real Madridit, Florentino Perezin dhe legjendat e klubit madrilen, Roberto Carlos e Emilio Butragueno.

Ademi po qëndron në shtetin skandinav me ftesën e presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë…