Afaristët kërkojnë nga Kurti rregullimin e infrastrukturës ligjore

20 shkurt 2020 | 18:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten, ka pritur përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe është njoftuar me telashet e tyre. Kurtit i janë shtruar një varg kërkesash, që sipas afaristëve do të ndihmonin veprimtarinë e tyre, ka bërë të ditur OAK-u përmes një komunikate.

Kryetari i OAK-ut, Skënder Krasniqi, ka thënë se problemet më të mëdha kanë të bëjnë me mungesën e harmonizimit të ligjeve që prekin këtë sektor, por kërkoi që edhe Ligji i Punës të ndryshohet, sidomos pjesa që ka të bëjë me pushimin e lehonisë.

“Shumë shpesh nenet e një ligji janë në kundërshtim me ligjet tjera gjë që po krijon paqartësi. Me këtë çështje po përballen sidomos bizneset e sektorit minerar, tek i cili udhëzimeve administrative po u jepet primati ndaj ligjeve”, thuhet në komunikatën e OAK-ut. “Ndryshimi i Ligjit të Punës dhe rregullimi i çështjes së pushimit të lehonisë, ashtu që barra e saj të merret përsipër nga shteti, do të ndikojnë në rritje të punësimit të femrave në vend”.

Sipas kësaj, kreu i OAK-ut Krasniqi, veçoi se Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Falimentim, Gjykata Ekonomike dhe oferta e të bërit biznes janë disa prej mungesave kryesore, krijimi i të cilave do të lehtësonte funksionimin e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti legjendar Roger Federar ka njoftuar se do të futet…