AFRIMI

01 nëntor 2022 | 21:04

Bedri Zenel Islami

Gjithnjë më ka bërë përshytpja figura, thuajse mitike e Afrim Zhitisë.
Shikoni me kujdes portretin e tij. Është ndër të paktët që të jep mundësinë ta shikosh deri në thellësi.

Shikimi i qetë, si një lum shtatgjërë, derdhet përmes ditës që i ka dhënë atij pamjen e njeriut të gatshëm për t flijuar gjithçka kishte në vete.

Drita ndjehet në figurën e tij. Është një shenjë e fluturimeve në lartësi, përngritje e guximshme, guxim.

Është nga ata njerëz që e beson menjëherë, edhe pse nuk e ke njohur. Që je i gatshëm të shkosh pas tij, sepse e di se kurrë nuk të kthen shpinën dhe se fjala të ndjek si bekim.

Kupola e mermertë e ballit të tij shkëndijon, duket se duke hyrë përmes syve të tij ke gjetur portën e kështjellës së mendimit, pa asnjë frëngji dhe gjithnjë mirëpritëse.

Është një djalë që nuk arriti të bëhet burrë, por që burrëroi të tjerët që ishin miqtë e tij , apo që erdhën më pas.

Pamja e tij e jashtme nuk të zhgënjen, sa më shumë mëson për jetën e tij, aq më tepër bindesh se ky njeri i lartësive nuk mund të zvarritej kurrë, mbi të gjitha ai nuk e përceptonte përuljen si jetesë, por si vdekje.

Është e vështirë të fshihesh nga portreti i Afrim Zhitisë.

Kur kam qenë për herë të parë në Prishtinë, menjëherë pas luftës, kërkova të më çonin pikërisht në vendin ku Afrimi, në demonstratat e pashoqe të vitit 1989 kishte mbajtur fjalimin e tij.

Qëndrova në heshtje dhe dëgjoja erën që sikur më sillte fjalët e tij.

mendova : çfarë e kishte bërë atë turmë të madhe, dhjetra mijëshe që, duke dëgjuar këtë djalë të ri, të panjohur, e kishin besuar plotëssht dhe e kishin ndjekur?

Edhe sot për shumë mund të jetëenigmë; unë mendoj se e di sekretin e kësaj force : ai u foli njerëzve me zemër, përmes shkëndijimit të zemrës së tij. Ai që të hap zemrën, të ka dhënë gjithçka.

Ajo që mund të kujtohet, nuk mund të vdesë.

Kështu edhe me Afrimin dhe shokun e tij më të afërt, Fahri Faslinë.

Shkrova për njërin, duke i menduar të dy.

Askush nuk ka të drejtë të bëjë ndarjen e tyre.

Por i mendova të dy bashkë dhe zgjova vetëm njërin emër!

lavdi!

01.11.2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, sot ka deklaruar…