Agim Veliu, nënkryetar i parë i LDK-së

27 gusht 2019 | 14:28

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, është zgjedhur nënkryetar i parë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këtë e ka bërë me dije asistenti i tij, Bujar Gimolli.

Gimolli në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se Veliu është fitues i përhershëm.

“Qendrestari i dekadave, fituesi i përhershëm, Agim Veliu, nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Urime kryetar, krenar që në bagazhin tënd të madh politik, nuk zë vend fjala humbje. Kështu do të mbetet përherë”,ka shkruar ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Armërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…