AGK-ja reagon pas djegies së veturës së ‘Tëvë1’, i bën thirrje NATO-s dhe EULEX-it të reagojnë

29 maj 2023 | 16:27

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas djegies së veturës së televizionit “Tëvë1” në Zubin Potok.

AGK-ja ka theksuar se kjo është sjellje e patolerueshme, teksa i ka bërë thirrje edhe NATO-s dhe EULEX-it që të reagojnë sa më parë në mënyrë që gazetarët të raportojnë pa u rrezikuar.

“Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë.  Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjmë thirrje NATO Kosovo Force – KFOR dhe EULEX Kosovo (Official) të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka pranuar falënderim zyrtar nga Kabineti…