Ahmeti i LDK-së uron Vetëvendosjen: Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim

15 shkurt 2021 | 14:34

Kryetari i Komunës së Lipjanit nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e korrur mbrëmë.

Ai ka thënë se LDK-ja do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për qytetarët dhe Lipjanin.

“Të nderuar qytetarë, vendi ynë dje ka dëshmuar pjekurinë e një procesi zgjedhor të rregullt e demokratik. Duke njohur rezultatin dhe procesin demokratik gjejmë rastin për ta uruar edhe fituesin e këtyre zgjedhjeve Lëvizjen Vetëvendosje. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët dhe institucionet përgjegjëse për organizim të zgjedhjeve dhe të gjithë ata që u angazhuan në procesin zgjedhor për punën dhe angazhimin. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe me përgjegjësi  para qytetarëve duke respektuar vendimin e sovranit. Unë do mbetem i përkushtuar në Lipjan. Me punë për Lipjanin!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-ve Joe Biden ka vendosur që ti bëj…