Ahmeti: Ora policore, masë jologjike dhe e padëshmuar se funksionon

23 janar 2022 | 20:05

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë vaksina është ajo e cila është duke funksionuar në uljen e vdekjeve dhe hospitalizimeve por jo edhe ora policore. ai këtë të fundit e quajti si masë të palogjikshme pasi sipas tij nuk është duke dëshmuar se po funksionon.

“3,000 raste të reja, një viktimë dhe përqindje e ulët e hospitalizimeve. 1. Vaksina po funksionon sepse numri i hospitalizimeve dhe vdekjeve është shumë i ulët si përqindje 2. Masat e shtrënguara posaçërisht ora policore janë masa jologjike të padëshmuara që funksionojnë”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrat e Bashkimi Evropian në Bruksel janë sulmuar nga protestuesit…