Ahmeti: Personat me autizëm janë të veçantë

02 prill 2020 | 13:44

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se personat e prekur nga autizimi janë të veçantë.

Ai në Ditën Ndërkombëtare të Autizimit, ka thënë se shumë shpejtë do ta fillojë punën Qendra e parë publike për autizëm.

“Personat e prekur nga autizmi nuk janë persona me nevoja të veçanta. Ata janë të veçantë. Ata nuk janë me aftësi të kufizuara. Ata janë me aftësi tjera. Në ditën ndërkombëtare të autizmit, apo World Autism Awareness Day njoftojmë se ditëve në vijim apo si të plotësohen kushtet për punë bashkë me TIKA fillojmë punën në Qendrën e parë Publike në Kosovë për Autizëm dhe Syndrome Down”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një qëndrim…