Ahmeti takon Ramën, flasin për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar
14 prill 2026
| 13:19
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka biseduar për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit.
“Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë, takimi me Kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim, Edi Rama. Bisedë e hapur për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit. Me përkushtim për unitet, zhvillim dhe të ardhmen tonë të përbashkët!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.



