Aida Birinxhiku, deputetja më e re në moshë në Parlamentin e Suedisë

22 shtator 2022 | 13:07

Juristja me prejardhje nga Kosova, Aida Birinxhiku para disa ditësh është zgjedhur deputete e Parlamentit të Suedisë.

Birinxhiku me marrjen e këtij mandati është bërë deputetja më e re në moshë e Parlamentit të Suedisë.

“Juristja e sapo diplomuar Aida Birinxhiku është deputetja me e re në moshë nga 349 deputet e zgjedhur te parlamentit suedez. Ajo  ka lindur në vitin 1999”, ka shkruar aktivisti Astrit Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Krahas Birinxhikut,  edhe shqiptari tjetër,  Adnan Dibrani ka fituar mandatin e deputetit në Parlamentin e Suedisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Xhevë Lladrovci,…