Ajaxi eliminoi Realin nga Liga e Kampionëve

05 mars 2019 | 22:53

Kampionia e Evropës, Real Madrid është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi pësoi humbje në “Santiago Bernabeu” nga Ajaxi (1-4).

Pavarësisht asaj se Reali e kishte fituar ndeshjen e parë në Holandë (1-2), është dashur të pajtohet me humbje dhe eliminim, pasi paraqitja e Ajaxit ishte superiore dhe kualifikimi në çerekfinale i merituar. Mysafirët e nisën mirë ndeshjen dhe në pjesën e parë shënuan dy gola nëpërmjet Hakim Ziyech (7’) dhe David Neres (18’).

Në minutën e 62-të, Dusan Tadiq realizoi për 0-3. Tetë minuta më vonë, Marco Asensio e riktheu në lojë përkohësisht Realin, pasi dy minuta me pas Lasse Schoene realizon për 1-4. Në minutat shtesë Nacho u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Në këtë mënyrë Reali eliminohet edhe nga Liga e Kampionëve dhe rrezikon të mbyll sezonin pa asnjë trofe, kurse Ajaxi e vazhdon enderrën evropiane në garën më të fortë në botë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur sërish se ndryshimi…