Ajo që po i ndodhë VV-së është e mirë, sepse e meriton

14 maj 2020 | 09:56

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së), Memli Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing në T7, se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt i cili merr besimin e një pjese të qytetarëve. E i pyetur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, ai ka thënë se është i vështirë si pasojë e dallimeve të mëdha ideologjike mes dy partive.

“Nuk shoh mundësi të bashkëpunimit me VV-në. Ajo që po i ndodh VV-së është e mirë, sepse e meriton. Ata kanë thënë që tre palë zgjedhje nuk do të ketë koalicion me neve, pra vija të kuqe. Megjithatë, ata përfundojnë me neve gjithmonë.

Në koncept ideologjik jemi shumë larg. Kemi dallime të mëdha. Por, kurrë nuk kemi deklaruar vija të kuqe me asnjë subjekt pasi që secili grup parlamentar ka pëlqimin e një pjese të qytetarëve, pavarësisht si i kanë marrë ato. Pëlqimi nga një pjesë e qytetarëve do të thotë se ne nuk mund të dalim kundër vullnetit të popullit”, ka thënë Krasniqi.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KLIKO KETU FAQJA PDF/ BALKAN ENERGY L. L. C -NJOFTIM