AKB: Kosova ka nevojë për rritje më të madhe ekonomike

28 shkurt 2019 | 14:57

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), publikoi të enjten hulumtimin “Kosto e Punës 2018”, i realizuar për herë të dytë në mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë.

Hulumtimi është realizuar në 830 ndërmarrjet që kanë mbi 10 të punësuar e që kanë 39 mijë e 92 punëtorë në 26 komuna të Kosovës.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, ka thënë se synim kryesor i hulumtimi ka qenë që të ofrojë informacione për koston e plotë të fuqisë punëtore sipas aktiviteteve ekonomike në tërë regjionet e Kosovës.

“Hulumtimi i kostos së punës, (Labour cost survey-LCS), mat nivelin dhe strukturën e kostove të punës ose shpenzimet e përgjithshme që mbulohen nga punëdhënësit me qëllim të punësimit të stafit-punonjësve”, u shpreh Shahini.

Sipas tij, paga mesatare në Kosovë, ka dal të jetë 505 euro.
Kurse, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka deklaruar se ky hulumtim rreth nevojave të punës është e nevojshme për të gjithë sektorët dhe gjetjet e tilla do të hyjnë në punë. “Këto të dhëna, do të na ndihmojnë që në të ardhëm planifikimet për vendin e punës të jenë më të qarta. Realisht në tjetrën anë ne ballafaqohemi me kërkesa që janë të arsyeshme në nivelin e vendit dhe natyrisht këtu bien në pyetje shpenzimet qoftë në sektorin publik apo edhe atë privat dhe duhet të bëjnë për të krijuar një vend pune”, u shpreh Reçica.
Ai shtoi se ky është hulmtimini dytë sa i përket fuqisë punëtore. Pres që këto rezultate të na shërbejnë në praktikë për krijimin e vendit të punës. Dua të sigurojë që si qeveri jemi të përkushtuar jo vetëm sivjet, por edhe në vitet e ardhshme të punojmë për ekonomi.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Alesandra Rocasalvo, ka thënë se përmes këtyre të dhënave ata që dëshirojnë të investojnë në Kosovë, do ta kenë shumë më lehtë. “Jemi të angazhuar kohë të gjatë në Kosovë e pse jemi te angazhuar me Aleancën e Bizneseve është se kemi nevojë për të dhëna. Kostoja e pagës është shumë e rëndësishme. Kam marr cv shumë të mira nga të diplomuarit, kemi nevojë për të gjitha sektorët, është përgjegjësi e secilit që ta bëjë një vend ekonomik ta rris prodhimin”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se Kosova po rritet, po besoj që rritja është provë e natyrshme, askush nuk mund t’i ndihmojë as BE-ja as Amerika dhe as vendet e tjera më shumë se Kosova vetës në ngritje. Rritja ekonomike nuk është e mjaftueshme duke parë rininë e Kosovës që ka shumë të diplomuar. “Ne kemi marrë shumë të dhëna, nëse dikush dëshiron të investojë përmes të dhënave e dinë se sa kushton”, u shpreh Rocasalvo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerja e Krzysztof Piatek nga Milani, ka rezultuar një ndër…