AKP-ja: Pagesat për kreditor në vitin 2017 mbi 6 milionë euro

27 dhjetor 2017 | 14:01

Drejtuesit e Agjencisë Kosovare e Privatizimit (AKP), në një konferencë për medie, kanë prezantuar punës, të arriturave dhe aktiviteteve përmbledhëse të kësaj gjanie për gjatë vitit 2017.

Drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari, ka bërë me dije se brenda këtij viti kanë arritur t’i shesin 1000 asete. “Përgjatë 11 valëve të privatizimit kemi shitur 1000 asete. Ne kemi pasur ofertat më të larta të pranuara. Dhjetori ka qenë mjaftë i theksuar për nga ofertat pasi kemi pranuar 371 oferta, vlera e të cilave ka arritur në vlerë 13 milionë e gjysmë”, ka thënë Hajdari.

Ai ka thënë se mesatarja për një ari tokë ka qenë 35 euro. “Tani është dhjetëfishuar dhe është 350 euro”, ka deklaruar ai. Hajdari ka bërë me dije se 50 ndërmarrje shoqërore janë në likuidim.

Më tutje, ai ka thënë se pagesat e aprovuara për kreditor kanë qenë mbi 6 milionë e 700 euro.
“Ne tani blerësve nuk u lirojmë lokale që nuk janë të liruara plotësisht nga uzurpatorët”, ka thënë Hajdari. (A. Mavaraj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
2017 ka qenë një prej viteve më të rëndësishëm për…