AKP-ja shpalli rezultatet e shitjeve përmes likuidimit nr. 48

17 korrik 2019 | 15:48

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 48 përmes metodës së likuidimit, ka shpallur të mërkurën çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 116 asete sa ishin në shitje vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 970,382 euro.
Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë. 

 Agjencia Kosovare e Privatizimit është organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë dalë nominimet për sezonat e serive më të mira…