
Aksident i frikshëm për ish-lojtarin e Lazios (video)
Sofian Kiyine, një ish-lojtar i Lazios, Chievos, Salernitanas dhe Venecias u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik. Marokeni, aktualisht te Leuven në Belgjikë, ka përplasur makinën e tij me shpejtësi shumë të madhe.
Sipas raportimeve nga media të ndryshme lokale, lojtari ka qenë me 200 km/h në një rrugë që lejonte një maksimum prej 90 km/h. Atleti humbi kontrollin e makinës pasi ajo goditi një rrethrrotullim me shpejtësi të plotë.
Një fluturim i vërtetë që e çoi atë të përplasej me një palestër, duke hedhur në tokë çatinë. Fatmirësisht asnjë fëmijë apo persona të tjerë brenda strukturës nuk u goditën dhe sipas asaj që ka deklaruar klubi, lojtari nuk do të ishte në rrezik për jetën, por do të kishte pësuar disa fraktura.
Në rrjetet sociale, video e momentit të aksidentit të frikshëm është bërë virale dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë. Aksidenti mësohet se ka ndodhur afër Liege.
Sofiane Kiyine serait dans un état grave après un accident de la route survenu en Belgique. Allah y chafih faisons des douaas pour notre lion de l’Atlas. Les images sont impressionnantes..pic.twitter.com/ORdUrew0OG
— Atlas Sport Media (@ATLAS_FOOT) March 31, 2023