Milwaukee pëson humbje nga Bostoni, bie Denveri

31 mars 2023 | 12:04

Janë zhvilluar vetëm dy ndeshje së fundmi në NBA, por të dyja dhuruan spektakël, ku skuadrat e kreut në dy konferencat u mundën në shtëpi, por që gjithsesi ende mbeten në vend të parë.

Në Lindje, Boston Celtics, që mban vendin e dytë, fitoi thellë 140-99 ndaj kryesuesve të Milwaukee Bucks. Skuadra e Celtics e dominoi dhe e fitoi pa probleme ndeshjen, ku për miqtë u dalluan Tatum me 40 pikë dhe Brown me 30. Për vendasit, Antetokounmpo realizoi 24 pikë, por që mbetën për statistikë.

Në Perëndim, skuadra e New Orleans befasoi Denver Nuggets, duke fituar 107-88 jashtë fushe. Ingram me 31 pikë ishte më i miri në fushë për miqtë, mbështetur nga McCollum me 23 pikë. Për Denverin u dallua Murray me 21 pikë. Për kryesuesit u ndje shumë mungesa e Jokiq. Pavarësisht humbjeve, si Milwaukee në Lindje, ashtu dhe Denveri në Perëndim mbrojnë vendin e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar të premten se…