Aksident me vdekje në Durrës
03 shkurt 2023
| 11:29
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Jubë të Durrësit.
Një 65-vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 09:00, pasi teksa lëvizte me një motor pa targa ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga.
Bëhet me dije se 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë.



