Aksion në Suharekë, largohen produkte serbe

23 nëntor 2018 | 19:19

Komuna e Suharekës ka bërë të ditur se që dy ditë po zbaton vendimin e Qeverisë së Kosovës, që t’i ndalojë të gjitha produktet në treg të cilat nuk i referohen Kosovës si shtet.

Në njoftimin e kësaj komune thuhet se inspektorët komunal kanë inspektuar dhe se a janë larguar të gjitha produktet me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”.

“Inspektorët komunal, po inspektojnë Qendrat dhe dyqanet tregtare për t’i parë nga afër se a janë larguar të gjitha produktet që mbajnë këtë përmbajtje me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”, thuhet në komunikatën e tyre.

Me këtë rast, drejtoresha e Inspeksionit e cila vjen nga radhët e NISMA Socialdemokrate, Jehona Lumi ka thënë se “duke u bazuar në Urdhëresën e lëshuar nga (MTI) Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka urdhëruar që inspektorët të kërkojnë nga operatorët ekonomik, ta zbatojnë vendimin në fuqi, ne kemi ndërmarrë këtë aksion dhe nuk do të ndalemi derisa të inspektojmë të gjitha lokalet tregtare”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar turin e…