Al Nassr bën gati vizitat mjekësore për Ronaldon

27 dhjetor 2022 | 15:26

Klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr, ka planifikuar testet mjekësore për Cristiano Ronaldon teksa po punojnë për të përfunduar nënshkrimin e portugezit,

Skuadra saudite ka qenë kryesuese për nënshkrimin e Ronaldos që kur kontrata e tij me Manchester United u prish në prag të fillimit të Kupës së Botës.

Ronaldos i është ofruar një kontratë 75 milionë dollarë në vit që do të ishte në fakt një lëvizje e bujshme në futbollin botëror.  Mësohet se ata kanë rezervuar strehim për Ronaldon dhe këshilltarët e tij.

Ata shpresojnë të kenë një marrëveshje të finalizuar në kohë për hapjen e merkatos së janarit. Palët kanë rënë dakord prej disa javësh, por mbetet të shihet nëse do të finalizohet lëvizja, pasi nëse ndonjë klub evropian do të ketë interesim gjithçka dhe mund të ndryshojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë bërë kryetemë…