Alarmon Shahini: Gjykata Speciale po i frikëson investitorët e huaj në Kosovë

26 shtator 2020 | 11:16

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka reagaur pas arrestime të bëra ditën e djeshme nga EULEX.

Shahini përmes një shkrimi në facebook ka reaguar duke thënë se mënyra se si u bënë arrestimet me shumë bujë, është marketing i dëmshëm për Kosovën dhe frikëson investitorët e huaj të vijnë në vendin tonë.

“Ngjarjet e tilla që i kushtojn vëmendje të madhe mediale dëmtojn imazhin e vendit që i shkon përshtati të gjithë kundërshtarëve ekonomik dhe politik të Kosovës e që në masë të madhe zbeh edhe iniciativat e BE-së dhe SHBA-së për përfundim të Dialogut dhe konflikteve shekullore në mes Kosovës dhe Serbisë për t’i dhënë mundësi Paqes ndëretnike dhe zhvillimit të ekonomisë në mes këtyre dy shteteve” shkruan Shahini në Facebook.

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale frikëson investimet e huaja në Kosovë

AKB ngrit shqetësimin e lartë kundër arrestimeve spektakulare të ish ushtarëve të UCK të cilët dyshohen se kanë publikuar dokumente senzitive që pengojn hetimet ndaj të dyshuarve.

Të gjitha këto arrestime kanë mundësi të bëhen pa spektakël publik dhe medial sepse kjo është një marketing i dëmshëm për Kosovën dhe i frikshëm për investitorët e huaj apo vendor.

Ngjarjet e tilla që i kushtojn vëmendje të madhe mediale dëmtojn imazhin e vendit që i shkon përshtati të gjithë kundërshtarëve ekonomik dhe politik të Kosovës e që në masë të madhe zbeh edhe iniciativat e BE-së dhe SHBA-së për përfundim të Dialogut dhe konflikteve shekullore në mes Kosovës dhe Serbisë për ti dhënë mundësi Paqes ndëretnike dhe zhvillimit të ekonomisë në mes këtyre dy shteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 900 mijë shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë në Gjermani.…