Alban Dragusha emërohet trajner i Vushtrrisë

17 qershor 2022 | 15:40

Ish-futbollisti i mirënjohur, Alban Dragusha e ka marrë drejtimin e skuadrës së Vushtrrisë. Dragusha që ishte pjesë e Dritës si ndihmëstrajner i Ardian Nuhiut, ka vendosur të marrë më shumë përgjegjësi në karrierën e tij dhe ta udhëheq skuadrën e njohur Vushtrrinë me objektiv rikthimin në elitën e futbollit.

“Alban Dragusha, do të jetë kryetrajner i klubit tonë! Pas një karriere të bujshme si futbollist duke luajtur për skuadra vendore dhe ndërkombëtare, ndër to edhe kampion me klubin tonë në vitin 2014, tani Albani rikthehet në Vushtrri, por kësaj radhe si kryetrajner. I dëshirojmë mirë se ardhje dhe i urojmë shumë suksese ‘Gladiatorit’ tonë! Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme është zbuluar kalendari i Bundesligës për sezonin…