Zbulohet kalendari i Bungesligës, Bayerni e nis ndaj Frankfurtit

17 qershor 2022 | 15:25

Ditën e sotme është zbuluar kalendari i Bundesligës për sezonin 2022/23. Java e parë do të luhet më 5 gusht,  teksa të parët që do të zbresin në fushë do të jetë si zakonisht kampionia në fuqi, Bayern Munchen.

Skuadra e Nagelsmann do të luajë në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt. Një ditë më pas do të luhet dhe dueli mes Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, një duel që pritet të dhurojë jo pak emocione.

 

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketball Champions League nëpërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK)…