Aleanca bën homazhe në Prekaz në prag të 28 Nëntorit, nderon sakrificën e familjes Jashari

27 nëntor 2026 | 14:23

Në prag të 28 Nëntorit, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të të rënëve për liri.

Në njoftimin për media është theksuar se në Prekaz kjo datë merr një kuptim edhe më të thellë.

“Sakrifica e familjes Jashari, e udhëhequr nga Adem Jashari, është një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë të re. Për ne, kujtesa historike nuk është vetëm nderim për të kaluarën. Është detyrimi ynë që sakrificën e dëshmorëve ta nderojmë duke ndërtuar institucione të forta, duke ruajtur unitetin dhe duke punuar për një Kosovë ku liria, drejtësia dhe dinjiteti i qytetarëve janë vlera të pacenueshme. Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri! Gëzuar 28 Nëntori gjithë shqiptarëve në trojet tona dhe gjithë botën”, ka njoftuar Aleanca.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës…