Ali Ahmeti: BDI-ja do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme

22 dhjetor 2023 | 23:15

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se Bashkimi Demokratik për Integrim sërish do t’i prijë listës fituese në zgjedhjet e ardhshme, kësaj radhe përmes Frontit për Evropë. Ahmeti gjatë fjalimit të fundvititi përpara aktivistëve partiakë tha se arritjet e qeverisjes mbi 20 vjeçare të partisë së tij janë evidente.

Kreu i BDI-së tha se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar për të arritur më shumë, ndërkohë sipas tij çdo parti e re e formuar dëmton rrugën drejt BE-së. Ahmeti përmendi edhe ndryshimet kushtetuese duke theksuar domosdoshmërinë e futjes së bullgarëve.

“Në frontin për Evropë nuk ka humbës, ka vetëm fitimtarë. Ne të BDI-së jemi të mëdhenj dhe të mëdhenjtë nuk bëjnë hesape si te “Ura e Gurit” sa fitoj për qebapë por bëjnë llogari se si t’i bëjnë shqiptarët të rëndësishëm.

Ne nuk na duhen më shumë se dy parti, pozitë dhe opozitë dhe nuk na duhet se kush gdhihet në mëngjes dhe ka pa ëndërr në mes të miletit, se atë mileti e do dhe i merr 5 vetë dhe bën parti politike”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan për pak është befasuar nga Salernitana, pasi kuqezinjtë…