Ali Ahmeti nderohet me titullin ‘Qytetar Nderi i Tropojës’ (foto)

05 dhjetor 2023 | 22:32

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti u shpall të martën ‘Qytetar Nderi i Tropojës’.

“Kisha nderin dhe kënaqësinë të prisja në Tropojë liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, z. Ali Ahmeti. Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si dhe udhëheqësi i proceseve progresive kombëtare. Me kënaqësi i akorduam titullin ‘Qytetar Nderi i Tropojës’. Ali Ahmeti nuk është vetëm qytetar nderi i Bashkisë së Tropojës, por nder e personalitet i shquar për të gjitha trojet shqiptare”, ka thënë kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi futbollistik tiranas, Partizani ka bërë të ditur se ka…