Ali Ahmeti ngushëllon Thaçin: Haxhi Thaçi ishte një baba që i dha Kosovës një çlirimtar
17 mars 2025
| 10:59
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se me dhembje të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Fatmirësisht para pak ditësh e priti për ta takuar për herë të fundit heroin e Kosovës, të birin e tij që padrejtësisht po mbahet në burg. Haxhi Thaçi ishte një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë. Ngushëllime miku im Hashim Thaçi dhe gjithë familjes Thaçi!”, ka shkruar Ali Ahmeti në Facebook.



