Aliti pret në takim drejtuesit e Federatës së Badmintonit

03 shtator 2021 | 18:15

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, ka pritur të premten drejtuesit e Federatës së Badmintonit të Kosovës, kryetarin Lulëzim Haziri dhe sekretarin e përgjithshëm, Blerim Sylejmani.

“Të dyja palët kanë bashkëbiseduar për gjetjen e formave të bashkëpunimit, për çka sekretari i përgjithshëm, Aliti, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për ta fuqizuar bashkëpunimin. Po ashtu, u diskutua për aplikimin në disa projekte ndërkombëtare, të cilat do të ndihmonin në zhvillimin dhe avancimin e badmintonit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Prodhuesve të Kosovës përgëzon kompaninë Comodita, brendin e…