Aliti: Shqiptarët mezi e presin ndeshjen ndaj Maqedonisë

01 qershor 2020 | 11:42

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Fidan Aliti ka thënë se të gjithë duhet të pranojnë situatën aktuale që ka shkaktuar Covid-19, ani pse të gjithë shqiptarët kanë qenë në pritje të ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Duhet ta pranojmë situatën ashtu siç është. Të gjithë kemi qenë të përqendruar nga janari për këtë ndeshje. Të gjithë shqiptarët e kanë pritur këtë ndeshje”, ka thënë Aliti, i cili bëri me dije se po i mungojnë emocionet që sjellin ndeshjet e Kosovës kur zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Gjithmonë në ‘Fadil Vokrri’ është një atmosferë fantastike dhe më mungojnë ato emocione. Këto gjëra e bëjnë një futbollist krenar”, ka shtuar Aliti.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot…