Aliu: E kam vetëm një kontratë njëburimore, jemi të hapur për hetim

28 mars 2024 | 12:42

Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se në ministrinë e tij është vetëm një kontratë njëburimore, kurse 56 janë aneks-kontrata.

Aliu ka thënë se për këtë kontratë janë të hapur për hetim dhe se për kontratat njëburimore kanë përformancë më të mirë.

“Nëse kishim m’i krahasuar përqindjet, ministria jonë për kah kontratat njëburimore ose kah vlera, del Ministria me performancë më të mirë. Nëse e krahasojmë me komunat, shumëfish më të mirë. Ju e përmendët 56 kontrata njëburimore. Një kontratë njëburimore, 56 janë aneks kontrata”, ka thënë ai.

Më tutje, Aliu ka sqaruar se çfarë janë kontratat shtesë.

“Kemi të bëjmë me punë shtesë, e aneks kontrata është për punë shtesë. Kontrata bazë, përqindja e caktuar, që është punë shtesë. Në momentin që parashikohet puna shtesë dhe është brenda kontratës bazë, aneks kontrata do ta ketë vlerën e qartë. Kemi të bëjmë me aneks kontrata, dhe nga të gjitha këto kontrata që i përmendët në rastin e ministrisë, e kemi vetëm një kontratë. Është dashtë me u vazhduar pasi ka mbetur pa mbikëqyrje, sepse në pandemi ka pasur pezullim të punës”.

“Të gjitha të tjerat janë ankes-kontrata dhe kjo madje për shkak se projektet kanë filluar të jenë më cilësore edhe punë shtesë të dalin më pak. Nëse e shohim vitin e fundit i kemi 980 mijë. Në vitin 2021, e kemi pasur 5.7 milionë nga 26 kontrata të trashëguara. Ajo çka do të doja të them, është se unë nuk e kam problem hetimin. Çështjet në fushën e ndërtimit nuk ka mundësi të mos ketë punë shtesë”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar fanellat e reja që do…