Allegri pas ‘turpërimit’ nga Atletico: Do të na bëjë mirë

08 gusht 2022 | 15:37

Massimiliano Allegri nuk kërkon të justifikohet pas humbjes së rëndë 4-0 në miqësoren ndaj Atleticos së Madridit.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër” sheh edhe anën pozitive të kësaj disfate: “Nuk ka rrethana lehtësuese, kjo disfatë do të na bëjë mirë. Jemi të lodhur dhe kemi punuar shumë pas kthimit nga Amerika, duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgatitemi sa më mirë për debutimin në kampionat”.

Trajneri i Juventusit vijon: “Kemi një javë për t’u përgatitur veçanërisht psikologjikisht, janë tri pikë për t’u fituar dhe sigurisht që do të kemi një qëndrim tjetër. Atletico e Madridit është një nga skuadrat më të forta në Evropë. Duke I lejuar që të kundërsulmojnë, u dhamë ushqim për dhëmbët e tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, do ta…