Alonso largohet nga Formula 1

15 gusht 2018 | 11:29

Piloti spanjoll Fernando Alonso, dy herë kampion bote në Formula 1, do të tërhiqet në fund të këtij sezoni.

Lajmin e ka konfirmuar makina McLaren me të cilën garon piloti spanjoll sezonet e fundit, që i referohet një deklarate të dhënë nga vetë piloti spanjoll.

“Pas 17 vjetësh në këtë sport fantastik, ka ardhur momenti për mua të ndryshoj rrugë dhe të shkoj diku tjetër. Kam ende mjaft gara për të zhvilluar nga ky moment deri në fund të sezonit dhe ato do t’i zhvilloj me të njëjtin intensitet e dëshirë, me të njëjtin impenjim, ashtu si gjithnjë”, ka thënë Alonso.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të…