Ambasadori gjerman dënon sulmin mbi policinë e Kosovës në veri

26 prill 2022 | 23:01

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar sulmin mbi Policinë e Kosovës në veri.

Ai ka ofruar mbështetje të plotë për forcat e rendit teksa ka kërkuar që autorët të dalin para drejtësisë.

“E dënojmë sulmin e pestë të neveritshëm mbi Policinë e Kosovës në vetëm pak javë. Mbështetje të plotë për autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar Rohde në “Twitter”.

Forcat e rendit janë sulmuar sot në veri të Kosovës me armë zjarri. Ky është sulmi i pestë mbi policinë në atë pjesë të vendit gjatë ditëve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjysmëfinalja e parë mes Manchester Cityt dhe Real Madrid përfundoi…