Ambasadori gjerman Heldt: “S’mund ta ndalësh Kosovën, thjesht të mrekullueshëm”

15 tetor 2019 | 10:03

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka rezervuar fjalët më të mira për paraqitjen e Kosovës kundër Malit të Zi.

“Dardanët” fituan 2:0 me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit. Heldti ka mbetur i impresionuar me lojën e Kosovës.

“Oooops, ata fituan përsëri. Kosova kundër Malit të Zi në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020. Nuk mund t’i ndalësh ata, thjesht të mrekullueshëm. Shpresoj që ekipi të vazhdoj kështu, sepse e meritojnë. I lumtur që pash përfaqësues të lartë të Federatës së Futbollit të Gjermanisë në stadium, ata e dinë çka është kualiteti” shkruan Heldt në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar dje me përfaqësuesen…