Ambasadori gjerman: Procesi i Berlinit, element kyç në përparimin e Kosovës

12 prill 2024 | 11:26

Procesi i Berlinit është element kyç në rrugën përpara të Kosovës në raport me mosmarrëveshjet me Serbisë.

Kështu ka vlerësuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka njoftuar për përfundimin e vizitës së Manuel Sarrazinit në Kosovë, me takimin me kryeministrin Albin Kurti.

“Në takim me kryeministrin Albin Kurti, përfaqësuesi special gjerman, Manuel Sarrazin përfundoi vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara!”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State arriti një fitore të rëndësishme ndaj Portlandit jashtë…