Ambasadori gjerman: Qeveria të formohet shpejt, po ashtu edhe presidenti të zgjedhet

13 mars 2021 | 18:33

Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Përmes profilit të tij zyrtar në “Twitter” diplomati gjerman ka uruar Vetëvendosjen për atë që Rohde e ka cilësuar si fitore historike me më shumë se 50 për qind të votave.

“Mirë që u certifikuan rezultatet. Urime ekipit të Vetëvendosjes për fitoren historike me më shumë se 50 % të votave”, ka shkruar Rohde.

Ai ka thënë se ky y rezultat i qartë duhet të dërgojë në një formim të shpejt të Qeverisë dhe zgjedhje të një presidenti.

“Dhe veprime po aq vendimtare për shumë prioritete urgjente të Kosovës”, ka shkruar Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti Palestinez dhe Liga Arabe, të shtunën kanë dënuar vendimin…