Ambasadori gjerman: Vendimet e Kosovës për reciprocitet me Serbinë janë legjitime

03 gusht 2022 | 23:13

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, pas takimit të sotëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se përkrah vendimet e Qeverisë së Kosovës për për targat dhe dokumentet hyrëse-dalëse dhe shtyrjen e zbatimit të tyre për datën 1 shtator në koordinim me SHBA-në dhe BE-në.

Rohde ka thënë se vendimet e Qeverisë së Kosovës janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

“Pata kënaqësinë që takova sot presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ku diskutuam për zhvillimet aktuale dhe për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse-dalëse për datën 1 shtator në koordinim me SHBA-në dhe BE-në. Theksova se vendimet janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, ka shkruar ambasadori gjerman në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz lladrovci, pas zhvillimeve të…