Ambasadori i Izraelit në Serbi tregon se pse refuzuan ta njihnin Kosovën për 12 vjet

27 shtator 13:31

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka thënë se Izraeli ende nuk e ka njohur teknikisht Kosovën, por ka theksuar se procesi i njohjes është duke vazhduar dhe as që mund të kthehet mbrapsht.

I pyetur se pse Izraeli ndryshoi mendim për pavarësinë e Kosovës pas 12 vitesh refuzimi për ta njohur atë, Villan tha se kishte dy arsye pse njohja e Kosovës ishte problem – e para, sipas tij, ishte se njohja e një lëvizjeje të tillë mund të shfrytëzohej nga palestinezët, dhe si arsye tjetër, ka përmendur marrëdhënien me Serbinë.

“Procedurat nuk kanë mbaruar, nuk ka pasur takime midis zyrtarëve, shënimet diplomatike nuk janë shkëmbyer, por kjo nuk do të thotë që procesi nuk është duke vazhduar ose që mund të kthehet mbrapsht”, ka thënë Vilan në një intervistë për “Politika”.

I pyetur nëse bisedoi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për transferimin e ambasadës së Serbisë në Jeruzalem, Vilan është përgjigjur se nuk është diskutuar detaje.

“Izraeli i është mirënjohës z. Vuçiq për atë që ai ka bërë për marrëdhëniet tona dhe për vendimin e tij të bërë para samitit të Uashingtonit për të hapur një zyrë ekonomike në Jeruzalem, që është një veprim i rëndësishëm jo vetëm ekonomik por edhe politik për të dy vendet”, ka thënë Vilan.

Në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, Kosova i është zotuar presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Izraelit dhe vendosjen e ambasadës në Jerusalem, teksa ka fituar njohjen nga Izraeli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prezenca e anëtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës në…