Ambasadori Kosnett: Partneriteti ShBA-Kosovë nuk varet nga ndonjë parti apo lider

22 korrik 2019 | 15:27

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur falënderues lidhur me inicimin e ndërtimit të një busti në Prishtinë në nder të senatorit amerikan, Bob Dole.

Kosnetti ka thënë se Qeveria e ShBA-së me atë të Kosovës ndodh të mos pajtohen në rrugën e politikës, por partneriteti ndërmjet tyre nuk varet nga ndonjë parti politike apo ndonjë udhëheqës i veçantë.

“Qeveritë tona ndoshta nuk do të pajtohen gjithmonë drejt politikave, e derisa partneriteti i ShBA-së me Kosovën vazhdon të piqet. Duhet punë e madhe për t’i mbajtur në një vijë këto pozicione. Partneriteti ynë mes vete nuk varet nga ndonjë parti e posaçme politike apo ndonjë udhëheqës”, është shprehur Kosnett.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë…