Ambasadori Nait Hasani takohet me ish-presidentin Moisiu, temë diskutimi zhvillimet në rajon

13 dhjetor 2019 | 23:34

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ka takuar ish-presidentin Alfred Moisiu, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në rajon.

“Biseduam për kartën e Adriatikut A5, që u mbajtë sot në Tiranë, ku Kosova dhe pas 8 viteve nuk po mund të anëtarësohet nga vetoja e Bosnjë dhe Hercegovinës të dirigjuar nga politika e Sërbisë”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”

Postimi i plotë i tij:

Ishte kënaqësi ta takoja shkëlqësin e tij ish presidentin e Shqipërisë z. Alfred Moisiun, si ambasador i Republikës së Kosovës.

Me presidentin bashkë biseduam për zhvillimet në rajon, te cilat ishin interes për ne si shtet. Biseduam për kartën e Adriatikut A5, që u mbajtë sot në Tiranë, ku Kosova dhe pas 8 viteve nuk po mund të anëtarësohet nga vetoja e Bosnjë dhe Hercegovinës të dirigjuar nga politika e Sërbisë.

Atë që bisesuam me presidentin Moisiu, si njohës i mirë i politikave ushtarake dhe i politikës, më së miri e tregoj dhe dita e sotme  e takimit të Kartës së Adriatikut A5, ku Sërbia akoma nuk është liruar nga politika shfarrosëse qindëvjeçare dhe e Milloshevićit të bërë në Kosovë gjatë luftës.

Kjo politikë e Sërbisë mund të ndalet vetëm me unitet politikë të partive politike Shqiptare së bashku kundër Sërbisë dhe me masa të reciprocitetit.

Sërbia akoma është faktor destabiliteti në rajon duke u mbështetur nga politika Ruse.

Presidentit shkelqësisë së tij z. Alfred Moisiu, i urova shëndet të mirë dhe i kërkova afrimin e dijes së tij politike në shërbim të  kombit dhe krijimin e politikave të afrimit kombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën reshje lokale shiu në mëngjes. Nga dita e…