Ambasadori Reka viziton selinë qendrore të “Vatrës”

30 mars 2023 | 13:22

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka vizituar selinë qendrore të “Vatrës”, me ç’rast u prita nga kryetari i saj, Elmi Berisha.

Reka ka shkruar në “Facebook” se në këtë takim u evokua rrugëtimi 111-vjeçar i Federatës Pan Shqiptare; kontributi historik i Konicës dhe Nolit për çështjen kombëtare, si dhe sfidat e sotme.

“Dje vizitova selinë qendrore të ‘Vatrës’, me ç’rast u prita nga kryetari i saj, Elmi Berisha. Në takimin në të cilin ishin shefi i kabinetit, Dr. Pashko Camaj, Kryeredaktori i gazetës, Gazeta Dielli, Sokol Paja dhe veteranë të tjerë, u evokua rrugëtimi 111 vjeçar i Federatës Pan Shqiptare; kontributi historik i Konicës dhe Nolit për çështjen kombëtare, si dhe sfidat e sotme”, ka shkruar Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në PSG janë shumë të lumtur me rolin që Sergio…