Ambasadorja Çitaku uron Dua Lipën

11 shkurt 2019 | 09:05

Artistja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime “Grammy”.

Mbrëmja më e madhe muzikore e vitit e ka shpallur atë fituese në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

Por, bukuroshja jonë nuk u ndal me kaq pasi ka fituar edhe çmimin e dytë prestigjioz “Grammy” në kategorinë Artisti i ri më i mirë. Ky është çmimi i dytë “Grammy” në karrierën e këngëtares 23-vjeçare.

Për këtë sukses, Dua Lipën e ka uruar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Zonja dhe zotërinj, njihuni me artisten më të mirë të re dhe ajo është nga Kosova, dhe çmimi Grammy për ‘Kënga më e mirë dance’ shkon tek Dua Lipa. #Nga Kosova, me dashuri”, ka shkruar Çitaku në rrjetet sociale, duke i bashkëngjitur edhe foton e mëposhtme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, ka shkruar historinë…