Ancelotti, Kloppit: Nëse humbe këtu, atëherë do të fitosh Ligën e Kampionëve

18 shtator 2019 | 15:11

Napoli ka arritur të marrë tre pikët e para në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur 2-0 kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, Liverpoolin.

Trajneri Carlo Ancelotti, ka shkëmbyer edhe batuta me Jurgen Kloppin, të cilat ai vetë i ka zbuluar pas ndeshjes. Italiani i ka kujtuar trajnerit të të kuqve atë çfarë ndodhi sezonin e shkuar, ku rezultati i ndeshjes së luajtur në Napoli ishte fitorja e italianëve, por në fund ishte pikërisht Liverpooli që arriti të ngrinte lart trofeun.

“Qëndro i qetë. Nëse humbe këtu, atëherë do të fitosh Ligën e Kampionëve”, i është drejtuar Ancelotti trajnerit gjerman Jurgen Klopp.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr i madh që ka nisur në një shkollë…