Ancelotti konfirmon kalimin e Casemiros në United

19 gusht 2022 | 13:24

Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Celta Vigos, trajneri Carlo Ancelotti ka konfirmuar mundësinë e transferimit të Casemiros te skuadra e Manchester United.

“Kam folur me Casemiron gjatë kësaj jave, më ka thënë se dëshiron që të nisë një aventurë të re. Unë dhe klubi e kuptojmë, duhet ta kuptojmë dëshirën e tij dhe atë që ka dhënë për këtu. Është një tratativë në zhvillim, dëshira e tij është që të largohet. Nëse largohet, kemi fonde për ta zëvendësuar”, ka thënë strategu i Real Madridit.

Emri më i përfolur për ta zëvendësuar është Bruno Guimaraes nga skuadra e Newcastle, por skuadra madrilene duhet të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferizaj pas dy viteve është rikthyer në elitën e futbollit…