Ancelotti për Thibaut Courtois: Ai ka stërvitur normalisht sot, do ta ketë edhe një test nesër

14 tetor 2022 | 16:04

Carlo Ancelotti, në një prononcim para ndeshjes me Barcelonën, ka folur edhe për portierin Thibaut Courtois.

Trajneri italian ka bërë me dije se belgu sot ka stërvitur normalisht me skuadrën, por do ta ketë edhe një test nesër, përpara se të vendoset nëse do të luajë ndaj katalunasve ose jo.

“Ai ka stërvitur normalisht sot. Gjithsesi, do ta ketë edhe një test nesër”, ka thënë Ancelotti.

Mbetet të shihet nëse portieri do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, e cila, si rrallëherë, i gjen të dyja skuadrat pa asnjë humbje në kampionat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur besim të plotë…