Andin Hoti e mbron Saranda Bogujevcin: Çdo sulm ndaj teje, është edhe sulm ndaj meje

20 nëntor 2020 | 14:43

Djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, Andini i ka dal në mbrojtje deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci pas komenteve të bëra ndaj saj nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Hoti është shprehur se Bogujevci është një dëshmi e gjallë e së vërtetës për masakrat dhe gjenocidin serb të bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Saranda Bogujevci është dëshmi e gjallë e së vërtetës për masakrat dhe gjenocidin e ndodhur ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Çdo sulm ndaj Saranda Bogujevcit, është sulm ndaj meje, sulm ndaj familjes sime dhe të gjithë atyre që me gjakun e tyre fituan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kushdo dhe kudo qofshin ata. Saranda, të njoh dhe jam me fat që të kam mike, je ndër njerëzit më të mirë që kam njohur në jetë. Jam me ty gjithmonë!”, ka shkruar Hoti.

Për këtë çështje zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në “Pressing” te “T7” për Saranda Bogujevcin.

“Kjo është pjesë e fushatës manipulative dhe shpifëse kundër meje në radhë të parë dhe kundër qeverisë dhe duhet dëgjuar emisionin dhe deklaratën time për të dhënë konstatimin çfarë po japin disa. Unë kam thënë kështu: ‘Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi tema të tilla të ndishme dikush provon me ndërtuar karrierë politike ose me ndërtuar kauzë politike kjo është ajo që e kam thënë unë’. Nuk jemi lodhë ne për temën e të pagjeturve por jemi lodhë nga pretendimet e atyre që mbi bazën e këtyre temave ndërtojnë kauza politike i përdorin këto kauza për qëllime të ulëta politike kësaj duhet me i dhënë fund kjo ka qenë qasja ime dhe vazhdon të jetë”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i Agim Veliut, Bajram Gecaj i ka reaguar ushtrueses…