Andin Hoti: Ishte kërkesë e imja që të mos përfshihem në listën e PDK-së

16 janar 2021 | 22:29

Andin Hoti, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e subjektit opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, ka sqaruar se ka kërkuar vetë ai që të mos përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoti, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se për arsye personale nuk ka kandiduar për legjislaturën e radhës, teksa ka falënderuar për mbështetjen që iu është ofruar nga kryesia e PDK-së.

“Duke qenë gjithmonë mirënjohës ndaj jush, për përkrahjen e vazhdueshme dhe të përzemërt, ju njoftoj që unë nuk jam ‘lënë’ jashtë listës së kandidatëve për deputet, përkundrazi, ka qenë kërkesë e imja që mos të përfshihem në garën për Deputet të kësaj legjislature”, ka deklaruar ai.

“…Falënderoj z. Qazim Qeska dhe Degën e PDK-së në Rahovec për ofrimin e mbështetjes për kandidat, Liderin e PDK-së z. Kadri Veseli, Kryetarin aktual z. Enver Hoxhaj, Kryesinë dhe të gjithë anëtarët e PDK-së që e kanë ofruar mbështetjen e tyre që të jem pjesë e kësaj liste”, ka shkruar tutje ai.

Hoti nuk kishte kandiduar as në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit, të mbajtura në vitin e kaluar. Ai shërbente si deputet përgjatë qeverisjes së koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova…